-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rreth 3500 ushtarë të NATO-s pjesëmarrës në stërvitjet ushtarake në Poloni

Kryesoret

Stërvitjet ushtarake “Amber Shock 2026” kanë nisur në poligonin Ozis në Poloni, me pjesëmarrjen e 3,500 ushtarëve nga disa shtete anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Aktivitetet do të zgjasin deri të premten dhe do të përfundojnë me qitje me municione të vërteta. Pjesëmarrësit do të kryejnë detyra taktike dhe do të përmirësojnë bashkëpunimin ndërmjet forcave të NATO-s.

Stërvitjet janë pjesë e manovrave “Sabre Strike 26”, që po mbahen gjithashtu në Lituani dhe Finlandë.

Ndërkohë, Rusia ka shprehur shqetësime për shtimin e forcave të NATO-s në Evropë, duke kërkuar dialog me Aleancën në baza të barabarta dhe heqjen e politikës së “militarizimit të kontinentit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit