-sidi education-spot_img
37.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nufi pritet nga Dendias në Athinë, në fokus bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguri

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, zhvilloi këtë të hënë një takim zyrtar në Athinë me homologun e tij grek, Nikos Dendias, ku në qendër të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe çështjet e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Pas takimit, Dendias tha se gjatë diskutimeve prezantoi programin “Axhenda 2030” për modernizimin e Forcave të Armatosura Greke, ndërsa u ndal edhe te mundësitë për bashkëpunim në sigurinë kibernetike.

“Sot prita Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, me të cilin diskutuam forcimin e bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje, si dhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë. Pata mundësinë ta informoja homologun tim mbi ‘Axhendën 2030’, programin e reformave për modernizimin e Forcave të Armatosura Greke. Gjithashtu, shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike”, shkroi Dendias në platformën X.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit