-sidi education-spot_img
24.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nufi në Uashington: Takime me zyrtarë të lartë amerikanë

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka zhvilluar në Uashington një seri takimesh me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ku është diskutuar forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe thellimi i partneritetit në kuadër të NATO-s.

Vizita vjen në vijim të kontakteve të vazhdueshme mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Postimi i ministrit Ermal Nufi:

Departamenti i Shtetit, Uashington – Biseda konstruktive me Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Coulter, si dhe Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.

Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO dhe mundësitë e reja për avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në fushën e Mbrojtjes.

Ministri Nufi zhvilloi takime dhe dje në 13 qershor me zyrtarë të lartë amerikanë, gjatë vizitës së tij në Uashington. Nënvizoi se partneriteti mes Shqipërisë dhe Shteteteve të Bashkuara ka qenë, mbetet e do jetë tepër i fortë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit