Pas rreth tetë orësh operacion intensiv kërkim-shpëtimi, është bërë e mundur nxjerrja nga Kanionet e Gjipesë e dy turistëve polakë që kishin mbetur të bllokuar.
Në operacion u angazhuan forcat e Policisë së Shtetit, Delta Force, shërbimi zjarrfikës, si edhe alpinistë të specializuar, pasi terreni tepër i vështirë e bëri ndërhyrjen jashtëzakonisht të komplikuar.
Mësohet se ekiptet në terren arritën të nxirrnin dy prej turistëve fillimisht me helikopterin e FA ndërsa në orën 23:00 u arrit të nxirreshin dhe dy turistët e tjerë, një prej të cilëve kishte pësuar dëmtime dhe mori ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkohë autoritetet u bëjnë thirrje turistëve që të shmangin lëvizjet në shtigje të vështira pa guida të specializuara.









