-sidi education-spot_img
22.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia Lezhë aksion në Shëngjin, sekuestron shezllone pa autorizim

Kryesoret

Në plazhin e Shëngjinit janë ndërmarrë masa nga autoritetet vendore për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit janë hequr dhe sekuestruar shezllone të vendosura pa autorizim nga subjekte private.

Aksioni është zhvilluar nga Bashkia Lezhë në kuadër të monitorimit të vijës bregdetare dhe garantimit të aksesit të lirë për pushuesit. Sipas institucioneve vendore, qëllimi është parandalimi i zaptimit të hapësirave publike dhe zbatimi i rregullave për përdorimin e plazhit.

Drejtoria përkatëse në bashki ka bërë të ditur se kontrollet do të vijojnë edhe në vijim, duke paralajmëruar masa ndaj çdo subjekti që vendos pajisje pa leje në zonat publike.

Ndërkohë, bashkia thekson se një pjesë e madhe e bregdetit të Lezhës administrohet prej saj dhe një përqindje e konsiderueshme e hapësirës mbetet e aksesueshme pa pagesë për qytetarët dhe pushuesit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit