-sidi education-spot_img
18.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Shëngjin, autubusi përfundon në kanal!

Kryesoret

Një autobus i një agjencie turistike ka devijuar nga rruga duke përfunduar në një kanal në zonën e Ishull-Shëngjinit, mesditen e kësaj të shtuneje.

Sipas burimeve mediatike, autobusi po kthehej nga Shëngjini dhe për të shmangur trafikun, shoferi kishte zgjedhur të kalonte në një rrugë të ngushtë të zonës.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shmangies së përplasjes me një makinë, pasi shoferi ka devijuar drejt skajit të rrugës, por si pasojë autobusi ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Fatmirësisht, në autobus nuk kishte pasagjerë, por vetëm anëtarë të stafit të agjencisë turistike, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë mjetit pa pësuar lëndime.

Nga kjo ngjarje janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa policia rrugore po heton shkaqet e ketij aksidenti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit