Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje të territorit, pas orëve të pasdites pritet shpërbërje e vranësirave.
Përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.









