-sidi education-spot_img
20 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kallas: BE ka kapacitetin të mirëpresë Malin e Zi ose Shqipërinë

Kryesoret

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas në një intervistë për agjencinë boshnjake të lajmeve vlerësoi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke veçuar hapat e rëndësishëm të Shqipërisë në procesin e integrimit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme theksoi se ritmi i zgjerimit të Bashkimit Europian pritet të përshpejtohet, duke e parë integrimin e vendeve kandidate si një prioritet strategjik për stabilitetin dhe të ardhmen europiane. Kallas theksoi se për BE do të jetë e lehtë të pranojë Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Zgjerimi nuk është një lojë me fitues dhe humbës. Ose të gjithë janë pjesë e tij, ose askush. Nëse marrim si shembull Malin e Zi ose Shqipërinë, ato janë vende që Bashkimi Evropian ka kapacitetin t’i mirëpresë. Është gjithashtu e qartë se është në interesin tonë që vendet e Ballkanit Perëndimor, t’i bashkohen Bashkimit Evropian. Ky është gjithmonë një proces i dyanshëm”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit