Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, ku në qendër të diskutimeve ka qenë lufta kundër kultivimit të bimës së kokës.
Sipas autoriteteve kolumbiane, vendi ka përmbushur një objektiv të mëparshëm për eliminimin e rreth 30 mijë hektarëve me plantacione koka, ndërsa synimi është që kjo shifër të arrijë në 41 mijë hektarë deri në fund të vitit 2026.
Biseda vjen në një periudhë tensionesh diplomatike mes Bogotës dhe Uashingtonit, pasi SHBA më herët ka vendosur sanksione ndaj presidentit Petro për çështje të lidhura me trafikun e drogës.









