-sidi education-spot_img
21.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diplomacia e zonjave të para! Çfarë ndodhi në prapaskenë të samitit?

Kryesoret

Emine Erdogan priti bashkëshortet e krerëve të shteteve dhe qeverive që ndodheshin në Ankara për Samitin e 36-të të NATO-s në Pallatin Presidencial Çankaya.

Ndërsa udhëheqësit botërorë të NATO-s po diskutonin ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, bashkëshortja e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në rolin e saj si mikpritëse, i mirëpriti zonjat e para dhe, pas një diskutimi në tryezë të rrumbullakët, shërbeu një vakt me shije tradicionale të kuzhinës turke.

Emine Erdogan i priti personalisht mysafirët e saj një nga një dhe më pas mori pjesë me ta në një diskutim në tryezë të rrumbullakët me temën “Fëmijët, Teknologjia dhe Siguria: Mbrojtja e Gjeneratës së Re”.

Gjatë fjalës së saj hapëse, Emine shprehu gëzimin e saj që priti gratë e udhëheqësve me rastin e Samitit të NATO-s dhe i falënderoi ato ngrohtësisht për praninë e tyre.

Në fjalimin e saj, ajo foli për rreziqet e ekspozimit dhe manipulimit në internet dhe theksoi se shtetet nuk mund të mbeten thjesht spektatorë.

Në të njëjtën kohë, ajo shprehu shpresën se “nëse të gjithë kontribuojnë, ne do të kemi sukses në ndërtimin e një të ardhmeje dixhitale më të sigurt dhe më humane për fëmijët, të lirë nga të gjitha format e shfrytëzimit dhe kolonializmit dixhital”.

Pas fjalimit të saj, Eminem ia dha fjalën e para bashkëshortes së Presidentit të Francës, Brigitte Macron, të cilën e përshkroi si një edukatore me përvojë që prej vitesh ka nxjerrë në pah efektet e botës dixhitale tek fëmijët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit