-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zvërneci, Balla në Strasburg: Çdo zhvillim do të respektojë standardet ligjore dhe mjedisore

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar në Strasburg se projekti i zhvillimit në Zvërnec do të vijojë vetëm duke respektuar kërkesat ligjore dhe kriteret për mbrojtjen e mjedisit.

Balla u shpreh se zona ka rëndësi të veçantë ekologjike dhe se çdo hap i mëtejshëm do të shoqërohet me vlerësime të ndikimit në mjedis, konsultime publike dhe miratime nga institucionet përgjegjëse.

22.1% e territorit të Shqipërisë është zonë e mbrojtur. Projekti është në fazën e zhvillimit, nuk është miratuar projekti përfundimtar dhe nuk mund të vazhdojë pa vlerësimin e plotë të ndikimit në mjedis dhe pa miratimet përkatëse. Çdo zhvillim do të jetë i nënshtruar kërkesave të ligjit. Objektivi është të ofrojmë një model turizmi që krijon vende pune, tërheq ekonomi dhe investime, ndërsa mbron njëkohësisht vlerat ekologjike të zonës. Ruajtja e natyrës dhe zhvillimi nuk janë objektiva që bien ndesh, por shtylla plotësuese të të njëjtit vizion për një Shqipëri më të begatë dhe më të gjelbër. Asnjë proces nuk mund të arrihet pa pronësinë demokratike. Parlamenti shqiptar është një nga shtyllat kryesore që i jep legjitimitet, mbikëqyrje dhe transparencë procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, deklaroi Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit