Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar nga Parlamenti Europian, ndërsa në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo e cilësoi Europën si orientimin më natyror të Shqipërisë dhe një hapësirë ku, sipas saj, kauzat e drejta gjejnë mbështetje.
“Kanë qenë ditë plot shpresë. Europa asht nji strehë e sigurtë për vendin tonë, jo vetëm si orientimi ynë ma i natyrshëm që prej rrëzimit të sistemit komunist, por edhe si vendi ku kauzat e drejta kanë gjetë gjithmonë vëmendje dhe mbështetje”, shkruan Koçeku.









