Irani ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për një rikthim të mundshëm në negociata mes Teheranit dhe Uashingtonit, duke mohuar se ka kërkuar rifillimin e bisedimeve me SHBA-në.
“Teherani nuk ka bërë asnjë kërkesë për negociata me Shtetet e Bashkuara”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, ndërsa konfirmoi vetëm vizitën në Iran të një ndërmjetësi nga Katari.









