Një 33-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar gjatë një aktiviteti me litar pranë urës së Vashës në Klos dhe ka rënë në lumin Mat.
Viktima, Erkin Lika, dyshohet se ka rënë në një gropë thithëse.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e kërkimit dhe palombarët e RENEA-s, të cilët vijojnë operacionin për nxjerrjen e trupit nga uji.









