Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas koncertit të artistit amerikan Kanye West në Tiranë, duke e cilësuar atë një ngjarje me rëndësi për promovimin e Shqipërisë dhe zhvillimin e turizmit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ndau pamje nga koncerti dhe vlerësoi ndikimin pozitiv që, sipas tij, aktiviteti pati në imazhin e vendit dhe ekonominë e kryeqytetit.
“Dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë turistike, po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kryeministri.









