Gjatë një konference shtypi të premten, më 10 korrik, me ministrin e Jashtëm slloven Tone Kajzer, Deutsche Welle e pyeti ministrin e Jashtëm gjerman Johann Wadephul për protestat në Shqipëri.
Shefi i diplomacisë gjermane nuk dha një vlerësim të drejtpërdrejtë, por e fokusoi përgjigjen drejt procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Sipas ministrit, Gjermania vazhdon ta mbështesë fuqishëm zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Por mbështetja politike nuk do të thotë anëtarësim automatik.
Shqipëria duhet të dëshmojë përparim konkret në përafrimin e ligjeve dhe institucioneve të saj me rregullat e Bashkimit Evropian.
Wadephul kujtoi se në negociatat me Shqipërinë janë hapur disa grupkapituj të rinj dhe se Gjermania e ka mbështetur hapjen e tyre.
Por shtoi: “Hapja e grupkapitujve nuk do të thotë se ata janë mbyllur.” Temat përkatëse, tha ai, tani trajtohen me shtetin. Drejtimin e këtij procesi e ka si detyrë Komisioni Evropian dhe, sipas Wadephulit, procesi është në duar të mira.
Vetëm kur të ketë rezultate, qeveria gjermane mund të mbajë qëndrim. Sot, tha ministri, kjo ende nuk është e mundur.









