Partia Demokratike pritet të zhvillojë zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese nesër, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë vijimin në postet e tyre.
Flamur Noka dhe Gazment Bardhi janë ndër emrat që pritet të mbajnë pozicionet e nënkryetarëve, ndërsa ende mbetet e paqartë nëse Agron Gjekmarkaj do të vazhdojë në këtë detyrë.
Në garë për poste drejtuese përmenden edhe Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi, ndërsa pritet edhe përfshirja e një përfaqësueseje grua në drejtimin e partisë.









