Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion për sekuestrimin e pasurive të dyshuara me burim kriminal, ku janë vendosur nën sekuestro dy apartamente dhe një garazh me vlerë rreth 420 mijë euro.
Sipas policisë, pasuritë i përkasin shtetasit H. A., alias Arben Alla, 54 vjeç, dhe dyshohet se janë krijuar nga përfitime të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të hetimeve pasurore për gjurmimin e aseteve me origjinë kriminale, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se verifikimet do të vijojnë edhe për pasuri të tjera që mund të lidhen me 54-vjeçarin ose persona të afërt me të.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.









