Deklarata e ministres serbe për Kosovën ka vijuar të shkaktojë reagime ndërkombëtare, ndërsa eurodeputeti Sandro Gozi e ka cilësuar atë si të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet e një shoqërie demokratike.
“Deklarata të tilla do të ishin të papajtueshme me ushtrimin e një funksioni publik në çdo demokraci të bazuar te sundimi i ligjit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duhet t’i dënojë pa mëdyshje këto qëndrime dhe të sigurojë shkarkimin e saj të menjëhershëm”, u shpreh Gozi.
Eurodeputeti italian theksoi se deklaratat e ministres Snezhana Paunoviç rikthejnë retorika që lidhen me politikat për të cilat ish-udhëheqësi serb Slobodan Millosheviq u akuzua nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.









