Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përfunduar procesin e votimit për zgjedhjen e tre nënkryetarëve, Sekretariatit të ri dhe Komisionit të Apelimit. Nënkryetarë të rinj të PD-së u zgjodhën Belind Këlliçi, Nikola Kedhi dhe Erisa Bajaziti, ndërsa Flamur Noka u rizgjodh sekretar i përgjithshëm, duke marrë 184 vota përballë Saimir Korreshit, i cili siguroi 84 vota.
Në garën për nënkryetarë, Erisa Bajaziti mori 193 vota, Belind Këlliçi 177 vota dhe Nikola Kedhi 174 vota, duke lënë pas kandidatët Luçiano Boçi me 113 vota, Jonathan Pano me 101 vota dhe Besa Manaj me 69 vota.
Sipas njoftimit të Komisionit Zgjedhor të PD-së, përbërja e re e organeve drejtuese reflekton një riformatim të gjerë të lidershipit, ku shumica e anëtarëve të Sekretariatit dhe drejtuesve të rinj janë për herë të parë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike.









