Në një deklaratë për mediat dhënë ditën e sotme nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se nga PD janë përzgjedhur kandidaturat për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.Ajo gjithashtu pohoi se këto kandidatura do të prezantohen së shpejti.
“Sa i përket pyetjes për zgjedhjet. Por të gjithë si gazetarë të vjetër e dini që PD-ja ka kaluar në një proces të gjerë konsultimi para zgjedhjeve të 25 prillit. Janë prezantuar kandidatura që ashtu siç e përcakton statuti përbënin një grup njerëzish për t’u përzgjedhur në zgjedhjet e ardhshme lokale. Iu nënshtruan një analize e vetingu, ishte një komision që i certifikoi ata kandidatë, secili kishte të drejtën e kontestimit”.
Në fjalën e saj Tabaku pohoi se PD-ja do të prezantohet me kandidatë më të mirë të mundshëm në këto zgjedhje dhe se është e angazhuar për një aleancë të gjerë me të gjitha partitë e koalicionit opozitar e qytetarët.