-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grupi i Berishës bëhet gati për zgjedhje

Kryesoret

Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka nisur procesin e përzgjedhjes së kandidatëve që do të garojnë në 6 Mars në zgjedhjet e pjesshme lokale që  do  të zhvillohen në 6 bashki. Ivi Kaso thotë se për herë të parë kandidatët në garë do të dalin nga primaret, për t’ia lënë fjalën e fundit anëtarësisë.

“Procesi i primareve i pari brenda PD do jetë i përshpejtuar kanë dalë udhëzimet dhe degët brenda fundjavës tjetër 30 Janar të kenë përzgjedh kandidatët që plotësojnë kushtet më pas në bazë të rikthehen për t’u votuar.”

Por në kushtet kur me vendim gjykate njihet vula dhe logoja e Partisë Demokratike të kryesuar nga Lulzim Basha, cila do të jetë strategjia që do  të ndjekë në KQZ Komisioni i Rithemelimit për të regjistruar kandidatët me të cilët do të garojë në këto zgjedhje?

“Komisioni Qendror i zgjedhjeve nuk është arbitër të njohë apo jo partinë e Lulzim Bashës, aq më pak të caktojë ke të njohë si PD zyrtare apo jo. Ka shume modalitete se si mund të regjistrohen kandidatet tanë”.

Përcaktimi i modaliteteve sipas Kasos do të varet nga negociatat e nisura me aleatët. Ai paralajmëron daljen me një sigël koalicioni në zgjedhje, që sipas tij do të përmbyllet me arritjen e një marrëveshjeje për daljen me një front të gjerë opozitar, përfshi këtu jo vetëm aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike, por edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Jemi në kontakt me të gjithë ata që garuan në zgjedhjet e fundit lokale, në opozite natyrale me qeverinë dhe keqqeverisjen dhe brenda pak ditësh do të kemi arritjen me sukses të negociatave me aleatët.”

Afati për paraqitjen e kandidaturave pranë Komisionit  të Rithemelimit është data 24 Janar, ndërsa procesi i përzgjedhjes së tyre do të finalizohet në 30 Janar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit