Grupi i Sali Berishës është bërë gati për zgjedhjet e pjesshme, por mbetet e paqartë sesi do të shkojë çështja, pasi zyrtarisht partia më e madhe në opozitë ligjërisht kryetar ka Lulzim Bashën.
Kjo do të thotë se në momentin e regjistrimit në KQZ, institucioni i drejtuar nga Ilirjan Celibashi do të pranojë vetëm kandidatët e Lulzim Bashës me siglën e PD-së dhe se grupi i Berishës mund të kandidojnë vetëm si të pavarur.
Megjithatë në krahun e ish-kryeministrit ka nisur puna për përzgjedhjen e kandidatëve.
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Klevis Balliu ka deklaruar nga qyteti i Lushnjes janë propozuar disa emra të cilët do t’i nënshtrohen primareve nga anëtarësia e demokratëve për të zgjedhur kandidatin për kryetar bashkie që do konkurrojë në zgjedhjet e 6 marsit.
Sipas Balliut, u propozuan shtatë persona për bashkinë Lushnje, ku më të spikaturit janë “Arben Zajmi, Daniel Shandro dhe Nevila Bami” tha ai.
Në 6 mars në 6 bashki të vendit, Shkodër, Lushnje, Durrës, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.
/ 5pyetjet