“A duhet të ashpërsohet dënimi për personat që përsërisin krimet?”. Kjo është pyetja e dytë e nismës së Këshillimit Kombëtar që kryeministri Edi Rama ka prezantuar për qytetarët, të cilëve do u shkojë formulari në cdo shtëpi për të dhënë mendimin e tyre. “Një proces i hapur për çdo shqiptar e shqiptare, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, që mund të japë opinionet e veta përmes pyetësorit të kësaj ure të re komunikimi mes qeverisë dhe popullit shqiptar, duke klikuar si vijon” thekson Rama. Alternativat për të zgjedhur për qytetarët janë tre; duhet të ashpërsohen masat, nuk kemi nevojë, ose nuk di të gjykoj mbi këtë cështje. Këshillimi Kombëtar është nisma e re e qeverisë për të pyetur qytetarët në lidhje me iniciativa të ndryshme në mandatin e tretë.