-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-truproja e Ibrahim Rugovës tregon për atentatin në 2005

Kryesoret

Elina Muriqi, ish-truproja e presidentit Ibrahim Rugova e ka cilësuar atentatin ndaj tij më 15 mars, 2005 si sfidën me rrezikun më të lartë gjatë kohës sa ajo ishte një prej truprojave të tij.

Pavarësisht kësaj Rugova kishte kërkuar që ta vazhdonte sipas planit takimin me ish-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solan-an.

“Ka qenë atentati që e mbajnë mend të gjithë, atë natë jam kanë mbikëqyrëse punëtore gjatë ndërrimit të natës e kom kry detyrën në 07:00 të mëngjesit, në 08:00 e kemi pas daljen me presidentin, jam kanë pa gjumë hiç edhe u kanë diçka e papërshkrueshme, u kanë diçka që tash kur më kujtohet më shtin në siklet por fati e deshi që ne të gjithë shpëtuam edhe presidenti e vazhdoi takimin me Solanën ë atë kohë edhe ajo u kanë sfida që definitivisht e kemi pas me rrezikshmërinë më të lartë që ka ndodhë sa kem qenë unë prezent”, ka thënë Muriqi për një intervistë për Klan Kosovën vitin e kaluar.

Ajo mes tjerash tha që një ditë pa i mbushur 18 vjet kishte filluar punën për Rugovën duke iu realizuar kështu një ëndërr falë edhe babait të saj që kishte qenë i afërt me presidentin.

“Gjithmonë e kam pasë andërr të jem në krahë të të ndjerit, Ibrahim Rugova. Me ndihmën e babit që ka qenë shumë i afërt me presidentin e kam arritur qëllimin që të jem edhe ndihem shumë e privilegjuar që kam shërbyer në atë kohë për presidentin”, tha ajo.

Sot shënohet 16 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e 16-të të vdekjes së Rugovës do të bëhen homazhe te varri i tij në Velani.

Ndërkaq në ora 14:00 në Gjilan do të mbahet edhe një akademi përkujtimore. /Gazeta Blic/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit