Nëse Rooney bën vend në garazh për “SSC Ultimate Aero” e tij të ri, Sergio Ramos nuk ka asgjë për ta pasur zili, sepse flota e tij është pasuruar nga një prej makinave që bëri histori automobilistike.
Disa vite më parë, vëllai i tij René i dhuroi atij një “Seat 600” të kuqe për ditëlindjen e 32-të. Dhe pas gati katër vitesh, ish-kapiteni i Real Madridit konfirmon se gjërat e vogla, të bëra me zemër, mjaftojnë për të qenë i lumtur.
Sipas pasionit që lidh Vidal me Panda-n e tij (që tani duket më e famshme se ai), makinat e vogla të së shkuarës po hyjnë në zemrat e futbollistëve. “Seat 600” i restauruar plotësisht nga Sergio Ramos është personalizuar gjithashtu me inicialet SR4. Po flasim për një perlë të vërtetë, prodhuar në Spanjë nga SEAT, me licencë nga Fiat.
Futbollisti ende e vlerëson shumë dhuratën që mori, edhe pse nuk është e qartë nëse e ka marrë apo jo makinën me vete në Paris, kur u transferua te PSG.
Asokohe, në profilin e tij në Instagram, kishte postuar një sërë fotosh të makinës me një dedikim të veçantë: “Klasikët nuk vdesin kurrë. Dhuratat e ditëlindjes. Faleminderit, René Ramos! Të dua shumë vëlla!” Automjeti pati një sukses të madh si makinë familjare, edhe për çmimin e përballueshëm, çka çoi në 800 mijë modele të shitura. Një tipar që e bën edhe më të veçantë makinën, po të kihet parasysh se sot shkëlqen në garazhin e një futbollisti milioner, mes Lamborghini, Ferrari dhe Porsche.