Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, këtë të shtunë kanë marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia, i vrarë dy vite më parë në fshatin Baltë të Fierit, për shkak të një konfliti rastësor me 23 vjeaçrin Azgan Mërnica.
Gjatë fjalës së tij Lamallari theksoi dhimbja, heshtja dhe reflektimi sot peshojnë më rëndë se çdo fjalë në këtë ceremoni, sepse përballë sakrificës së një njeriu që ra në krye të detyrës, çdo fjali duket e pamjaftueshme.
Ndërkohë Hita u shpreh Novruzi ra në krye të detyrës jo se ishte i pambrojtur, por se zgjodhi të ishte barriera mes qytetarëve dhe krimit dhe për këtë integritet të lartë dhe besnikëri ndaj betimit, ai sot do prehet përjetësisht mes Dëshmorëve të Atdheut.
Fjala e Lamallarit
Policia e Shtetit mban në historinë dhe kujtesën e saj edhe një dëshmor më shumë. Emri i Novruz Cenalisë do të qëndrojë përgjithmonë mes atyre burrave dhe grave që uniformën nuk e panë si privilegj, por si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut.
Por ata që mendojnë se mund të trembin shtetin duke goditur një punonjës policie, gabojnë rëndë. Humbja e Novruz Cenalisë është një dhimbje e madhe, por ajo nuk e dobëson misionin tonë; përkundrazi, e bën edhe më të fortë vendosmërinë për të luftuar krimin dhe për të mbrojtur rendin e sigurinë publike.
Drejtësia penale për Novruzin nuk është vetëm një detyrim ligjor; është një detyrim moral ndaj sakrificës së tij dhe ndaj çdo punonjësi policie që përballet çdo ditë me rrezikun për të mbrojtur qytetarët. Një shtet që nderon dëshmorët e tij, duhet të garantojë se krimi nuk do të triumfojë kurrë mbi ligjin









