Në një prononcim nga Korça, presidenti Ilir Meta u bëri thirrje forcave politike të paraqesin kandidatë të denjë për zgjedhjet e 6 marsit.
Meta theksoi se Shqipëria do të shkojë në zgjedhjet e 6 marsit për të rivendosur integritetin e votës së lirë.
Më tej, Meta u shpreh se ai do të garojë në zgjedhje pasi të largohet nga posti i Presidentit të Republikës.
“Nuk kam asnjë koment për çështje që janë në proces. U uroj të gjithëve qytetarëve të Korçës mbarësi. Jo nuk kam asnjë interes se çfarë do vendosë Gjykata Kushtetuese për vendimin e parlamentit për të shkarkuar presidentin. Do të vazhdojmë deri më 24 korrik.
Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe këto makinat e policisë. Mezi po më pres populli i 2 marsit. Po pres t’i jap më të mirën time atij populli që mbron qytetarët shqiptarë që dalin në mes të natës në mënyrë të dhunshme në mes të rrugës”, tha Meta.