-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kostoja e zgjedhjeve të 6 marsit 180 mln lekë, Celibashi pyetet edhe kë njeh si kryetar të PD

Kryesoret

Në një komunikim me gazetarët këtë të premte, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka folur për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në 6 bashki në vend. Ai u shpreh se kostoja e këtyre zgjedhjeve shkon në 180 mln lekë.

“Për Bashkinë e Dibrës ka një KZAZ të cilën zhvillohen zgjedhjet. Në 2021 kanë qenë 56 mijë e 642 zgjedhës të regjistruar. Janë 101 QV në të cilat do të votohet në bashkinë Dibër më 6 mars. Në Shkodër janë 4 KZAZ të cilat do të administrojnë procesin zgjedhor në këtë bashki. Në zgjedhjet e 2021 kanë qenë 166983 zgjedhës në listën e zgjedhësve, janë 250 QV.

Në Vorë është një KZAZ, janë 44 QV në të cilat do të votohet. Në 2021 kanë qenë 30053 zgjedhës.

Në bashkinë e Rrogozhinës ka një KZAZ, 53 QV, kanë qenë 31996 zgjedhës më listën e zgjedhësve më 25 prill. Në Bashkinë Lushnjë kemi 2 KZAZ, 157 Qendra Votimi në të cilat do të votohet. Kanë qenë të regjistruar 104249 zgjedhës në zgjedhjet e 2021. Në Durrës kemi 4 KZAZ, janë 335 QV në të cilat do të votohet. Zgjedhës të regjistruar kanë qenë 258633. Në total janë 13 KZAZ, 940 QV në të cilat do të votohet më 6 mars.

Janë rreth 180 mln lekë kostoja e këtyre zgjedhjeve. Po punojmë që dhe për këto zgjedhje të aplikohet sistemi elektronik i identifikimit të zgjedhësve”, deklaroi Celibashi.

Kreu i KQZ u pyet nga gazetarët edhe se kë njeh si kryetar të Partisë Demokratike, duke u shprehur: “Natyrshëm unë mund të them diçka, por do duhet ta kem sjelljen në mënyrë korrekte dhe institucionale dhe për këtë shkak, se s’kam droje për të thënë opinionet e mia, por do duhet të jem institucional, kur të paraqiten kërkesat do jetë përgjigja e pyetjes suaj”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit