Të paktën 210 makineri për prodhimin e kriptomonedhave janë zbuluar nga policia në një magazinë në Durrës, e cila ishte shndërruar në laborator për prodhimin e monedhave virtuale.
Mësohet se makineritë janë sekuestruar në një magazinë në fshatin Pjesëz, që ishte marrë me qira nga persona nga Tirana.
Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një person, që prodhonte kriptomonedhat. Policia e Durrësit ka deklaruar se ka marrë informacion për prodhimin e kriptomonedhave në rrugë hetimore, ndërsa e ka cilësuar aksionin si një nga më të mëdhenjtë.