Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Papër, një nga rrugët me numrin më të lartë të aksidenteve në vend.
Të paktën 2 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së një kamioni me një autoveturë.
Bëhet e ditur se të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri që ndodheshin në autoveturë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.