-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi njeh Bashën kryetar të PD-së dhe i tregon derën Kasos: Më vjen keq

Kryesoret

KQZ i jep goditjen e parë Sali Berishës. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në mbledhjen e sotme u shpreh se kryetar të PD-së njeh Lulzim Bashën dhe jo grupin e Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha.

Debati nisi në mbledhjen e KQZ-së, ku si përfaqësues kishte shkuar Ivi Kaso, i caktuar prej zgjedhjeve të kaluara nga selia blu por që tashmë kaloi në krahun e Berishës.

Por Celibashi lexoi letrën që i kishte dërguar Lulzim Basha që e njoftonte se Kaso është zëvendësuar nga sekretari i ri për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa dhe Marash Logu.

“Kemi marrë një shkresë nga kryetari i PD-së për përfaqësimin në KQZ dhe sipas shkresës përfaqësues jeni ju (Indrit Sefa)dhe zoti Marash Logu.

E shikoj që keni në krah edhe Ivi Kason, që deri dje ka pasur përfaqësimin e kësaj partie. Për të mos u fshehur pas gishtit nuk mund të mos e prezantoja si fakt. Por kam edhe shkresën e kryetarit të partisë” tha ai.

Kaso këmbënguli. “Jemi në një marrëdhënie institucionale të KQZ-së me PD-në”.

Por Celibashi i tregoi derën. “Me gjithë keqardhjen që kam, do të duhet të pranoj që jemi në një marrëdhënie institucionale.

Më duhet të them se për ju ishte fjala e fundit me këtë cështje dhe opinionet e PD-së janë ato që do të prezantohen nga Sefa dhe Logu” tha ai.  

Në 6 mars zhvillohen zgjedhjet lokale në 6 bashkitë të vendit, ku tashmë grupit të Berishës nuk i mbetet asnjë alternativë tjetër përveç se të përfaqësohet në proces me kandidatë të pavarur, pasi me siglën zyrtare të PD-së do të njihen personat që do të vendosen nga Lulzim Basha.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit