Një 43-vjeçar është arrestuar në Elbasan për një aksident me vdekje që shkaktoi disa ditë më parë.
Sipas policisë A.H. duke drejtuar makinën tip “Audi” përplasi për vdekje një të moshuar 83-vjeç në periferi të Elbasanit dhe më pas për të fshehur gjurmët e hodhi trupin e tij në kanal.
Por hetimet, dëshmitë dhe kamerat e sigurisë së bizneseve pranë rrugës çuan policinë drejt zbardhjes së ngjarjes dhe arrestimit të autorit.
/5Pyetjet.al