I ftohti polar ka përfshirë të gjithë vendin dhe pritet që të vazhdojë të paktën deri në mesin e javës së ardhshme. Temperaturat mbrëmë gjatë natës kanë qenë shumë të ulëta dhe pritet që të shkojnë në fillim të javës deri në -17 gradë.
ARRSH thekson se asnjë aks nuk është i bllokuar duke u kujtuar drejtuesve të makinave rregullat që duhet të zbatojnë për të shmangur aksidentet.
“Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0 °C pa reshje në të gjithë vendin. Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare, eshtë punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e akseve me pretencë bore.
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore” njofton ARRSH.
/5pyetjet