-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kasano i bindur: Dibala shkon te Interi

Kryesoret

Antonio Kasano është i bindur se aventura e Paulo Dibala te Juventusi merr fund me mbylljen e këtij sezoni. Ish-sulmuesi italian, duke folur për “Bobo TV”, ka analizuar situatën që është krijuar te bardhezinjtë me argjentinasin dhe sipas tij, vetë klubi nuk është më i bindur për cilësitë e futbollistit.

“Sipas meje, Juventusi mbi Dibala ka këtë lloj argumentimi. Ai është 29-vjeçar, nuk ka qenë kurrë i rregullt me paraqitjet e tij dhe nuk mund të kthejë ekipin në kohët e vjetra. Me pak fjalë, do ta lejojnë të largohet. Në Itali, e vetmja skuadër që mund të mendojë për të do të ishte Interi”, tha Kasano.

Sipas tij, edhe lojtari nuk dëshiron më të vazhdojë te Juventusi. “Ka pasur një zënkë me Arrivabene dhe Nedved dhe sipas meje, edhe lojtari ka menduar se për të rindërtuar ekipin do të duhen dy apo tre vite. Sipas meje, me 99,9% ai nuk rinovon”, tha Kasano.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit