-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr në një furrë buke, qëllohen me armë dy shqiptarë në Greqi

Kryesoret

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në një ngjarje të ndodhur këtë të shtunë në një furrë buke në Voula të Athinës.

Mediat greke raportojnë se gjithçka ka nisur përpara furrës së bukës ku fillimisht ndaloi një makinë me targa bullgare dhe më pas erdhi një tjetër ku zbritën katër persona, që ishin shqiptarë. Një nga personat që ishte brenda dyqanit qëlloi me karrige njërin prej katër shqiptarëve që zbritën nga makina. Sherri agravoi duke përfunduar te të shtënat me armë zjarri.

Njëri nga shqiptarët u plagos në bark dhe tjetri në gjoks. Shqiptarët e plagosur dhe irakiani janë transportuar në spital.

Punonjësit e dyqanit të frikësuar u fshehën në bodrum nga frika e të shtënave me armë zjarri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit