Katër ditë më parë gruaja e kryedemokratit, Lulzim Basha humbi të atin, Xhafer Isufi.
Aurela Basha sot përmes një postimi në Facebook shprehet se është e prekur nga mesazhet dhe vizitat për ndarjen nga jeta të të atit. “Ai më rriti me dashurinë dashurinë e madhe për njerëzit” shkruan më tej Aurela.
“Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura. Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie.
Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit.
Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt” mbyllet postimi i Aurela Bashës.
5pyetjet.al