-sidi education-spot_img
22.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacioni i SPAK me Antimafian italiane, zbardhen pasuritë e sekuestruara të grupit të Igli Kamberit

Kryesoret

SPAK, në bashkëpunim me Antimafian e Barit, ka vënë në sekuestro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që u përkasin familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të dy personave të identifikuar si figura kyçe të një grupi kriminal, Igli Kamberi dhe Ergys Kastrati.

Sipas hetimeve, aktiviteti i grupit dyshohet se lidhet me pastrim parash me burim trafikun e drogës, me lëvizje të parave nga Italia drejt Shqipërisë.

Pasuritë e sekuestruara

Në total, autoritetet kanë sekuestruar:

  1. 8 automjete
  2. 10 llogari bankare
  3. 4 shoqëri tregtare
  4. 680.595 euro cash, të kapura në Muriqan në vitin 2024, gjatë tentativës për futje në Shqipëri nga Mali i Zi me automjet të drejtuar nga Lefter Nelaj

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar edhe pasuri të lidhura me familjarë të të dyshuarve.

Në pronësi të Igli Kamberi figuron subjekti “Igli Kamberi”, me aktivitet në fushën e menzave, kateringut dhe shërbimeve ushqimore, me seli në Kashar.

Ndërkohë, në emër të bashkëshortes së tij Nevila Kamberi dhe nënës së saj Dituri Buzi janë sekuestruar dy llogari bankare. Po ashtu, ndaj babait të saj, Fatoz Buzi, është bllokuar aktiviteti i biznesit bujqësor “Fermer Fatos Buzi”.

Në kuadër të operacionit është arrestuar edhe Ergys Kastrati, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij Desmira Cecos janë sekuestruar dy llogari bankare.

Pasuri të shumta i janë sekuestruar edhe Bardhok Gjergji, për të cilin autoritetet po verifikojnë lidhjet me grupin kriminal. Atij i është bllokuar aktiviteti i kompanisë “AUTO REND & SELL-ALBANIA sh.p.k.”, që operon në dhënien me qira të automjeteve, import-eksport dhe shit-blerje, si dhe 5 automjete luksoze dhe 1 llogari bankare.

Në sekuestro janë vendosur gjithashtu pasuri të tjera, përfshirë llogari bankare dhe automjete, që u përkasin Saimir Pirra, Sokol Fusha dhe Edi Brahaj, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga aktiviteti kriminal i grupit.

Hetimet vijojnë, ndërsa SPAK dhe autoritetet italiane po analizojnë gjurmët financiare dhe rrjetin e dyshuar të pastrimit të parave mes dy vendeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit