-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dora e parë” që po vret shqiptarët në Ekuador

Kryesoret

Ergys Dashi nga Durrësi është shqiptari i fundit që u ekzekutua në Ekuador. Ai u qëllua brenda një lokali teksa ishte duke darkuar së bashku me persona të tjerë. Autori u fut brenda duke u kamufluar me një tufë me lule në dorë dhe qëlloi me breshëri duke e lënë të vdekur në vend. Dyshimet janë se shkak i vrasjes është prishja e pazareve të kokainës.

Lista e shqiptarëve të vrarë në Ekuador

Numri i shtetasve me kombësi shqiptare të vrarë në shtetet e Amerikës së Jugut është i lartë. Nga 2017 deri në vitin 2022 janë 5 të vrarë dhe disa të plagosur për shkak të konflikteve për pazaret e drogës.

Në Ekuador Ergys Dashi nga Durrësi është i fundit i listës që sikur ka nisur pritet që të rritet. Përpara tij ka qenë Adriatik Tresa nga Tirana që u vra në Ekuador për kontrollin mbi territoret e kokainës. Adriatik Tresa u ekzekutua në mënyrë mafioze. 7 persona u futën në shtëpinë e tij të maskuar si policë, me pretendimin se kishin urdhër kontrolli nga gjykata duke e ekzekutuar.

Në vitin 2017 u vra Ilir Hidri nga Vlora, një vit më vonë u ekzekutua Adriatik Llagji nga Borshi dhe Fadil Kaçaniç. Po në vitin 2018 një tjetër shqiptar që lëvizte me makinë të blinduar iu bë atentat po në qytetin e Guayaquil, por Remzi Azemi i shpëtoi sulmit duke mbetur i plagosur. Në 4 vitet e fundit në Ekuador kanë hyrë mbi 700 shqiptarë. Vlerësohet se ata vijnë në këtë shtet për t’i shërbyer kontrabandës së drogës.

Kush po i vret shqiptarët?

Pas viteve ’90 kur u hapën kufijtë shqiptarët të etur për liri emigruan jashtë. Pjesa dërrmuese ndaluan në Itali dhe Greqi. Jo të gjithë u ndalën te puna e krahut, teksa një pjesë u përfshinë në aktivitete kriminale të ndryshme. Droga ishte ajo që të pasuronte më shpejt.

Fillimisht shqiptarët e nisën si shpërndarës më pas ambicia u shtua duke kërkuar “aksione” deri te bashkëpunimi me organizatat mafioze italiane, mes tyre “Ngradeta”. Por ajo kjo nuk i kënaqi plotësisht disa prej tyre që kërkonin të drejtonin rrjetet e trafikut për të qenë “dorë e parë”. Kjo bëri që shumë prej tyre të shkonin vetë në Amerikën Latinë, Kolumbi, Ekuador, Venezuelë, etj për të marrë direkt kokainën nga kartelet e njohura, Cali, Clan del Golfo, etj. Rruga ishte e qartë.

Nga Amerika Latine droga transportohej përmes kontejnerëve me banane drejt porteve të Holandës, Greqisë, Italisë, por edhe Shqipërisë për ta shpërndarë më pas në të gjithë Europën. Nuk kanë munguar edhe episodet kur shqiptarët kanë përdorur nëndetëse. Kjo shpjegon edhe faktin përse po vriten shqiptarët në Ekuador dhe Kolumbi, ku shkojnë për t’u furnizuar si “dorë e parë”.

Shqiptarët dhe trafiku nga Amerika Latine

Rasti i parë i njohur i trafikut të drogës nga Amerika Latine është në vitin 2001, kur në Shqipëri u zbulua grupi i parë kriminal i trafikimit të kokainës kolumbiane në Europë. Policia arrestoi 6 anëtarë të grupit, ndër ta Frederik Durda dhe Sokol Koçiu, ky i fundit në atë kohe ishte oficer në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ishte 22 marsi i vitit 2011, hetimet në portin e Tarragonas në Katalonia gjurmuan një tjetër rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Ai ishte lidhur me kartelet kolumbiane dhe dërgonte kokainë nga Kolumbia në Spanjë dhe Belgjikë, duke e shkrirë drogën në vaj palme. 52 fuçi me vaj të tillë u identifikuan në portin e Antverpit, të porositura nga një kompani në Gjirokastër, në pronësi të Dhimitraq (Vullnet) Harizajt. Pasi droga arriti në destinacion, ajo u sekuestrua nga policia, e cila arrestoi Dhimitraq Harizajn, që u dënua me 12 vjet burg.

Referuar mediave ekuadoriane në nëntor të vitit 2013, në një kontenier u zbuluan 125 kilogramë kokainë dhe destinacioni ishte sërish Porti i Durrësit. Vetëm një vit vonë nga i njëjti port, policia ekuadoriane sekuestroi 89 kilogramë kokainë që sërish destinacion kishte portin detar me të madh të Shqipërisë.

Më 5 qershor 2014, nga Ekuadori mbërriti në Mal të Zi një ngarkesë me 250 kilogramë kokainë, e fshehur në një kontenier bananesh. Ngarkesa ishte porositur nga kompania “Rrapo”, në pronësi të Dritan Rrapaj dhe të ëmës Nezike Rrapaj në Fier. Destinacioni i drogës, me vlerë 12,5 milionë euro, ishte Italia dhe Franca, por hetimet e autoriteteve shqiptare nuk gjetën prova që ta përfshinin familjen Rrapaj në trafik.

Më 7 qershor 2014, në Ekuador u arrestua Dritan Rexhepi nga Vlora pas një operacioni policor në Quito, ku u kapën 278 kilogramë kokainë. Rexhepi mbante emër të rremë, por u identifikua falë të dhënave të Interpolit, pasi dyshohej për një sërë krimesh të rënda, përfshi vrasje me pagesë, trafik droge dhe grabitje bankash në Belgjikë, Holandë, Itali dhe Spanjë. Në Shqipëri ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve Arben Keqi dhe Durim Kasmi në vitin 1999.

Më 12 qershor 2014, policia zbuloi në Laç një laborator kokaine dhe heroine, në një vilë në pronësi të ish-policit 46-vjeçar Gëzim Çela, i dënuar me 6 vite burg në Turqi dhe me 11 vite në Itali për prostitucion dhe trafik droge.

Policia arrestoi 11 persona, ndërkohë që shpalli në kërkim Çelën, i dyshuar si kreu i grupit. Në laborator u gjetën 7 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë dhe rreth 850 litra përzierës, të sjellë nga vendet e Amerikës së Jugut. U gjetën gjithashtu rreth 100 kilogramë marijuanë. U sekuestruan një makinë e blinduar dhe armë, si pistoleta, snajperë dhe granata dore.

Më 14 janar 2015, policia shqiptare zbuloi një tjetër laborator droge, në Xibrakë të Elbasanit. Ky ishte laboratori më i madhi i kapur ndonjëherë në Ballkan. Policia gjeti aty 121 kilogramë drogë, prej të cilëve 100 kilogramë ishin kokainë e përzierë, 18 kilogramë kokainë e pastër dhe 3 kilogramë e papërpunuar.

Në laborator u zbuluan gjithashtu rreth 4 tonë përzierës, të sjellë nga Kolumbia dhe Bolivia. 9 persona u arrestuan, mes të cilëve dy shtetas kolumbianë Cesar Avila dhe Valter Moreno, ekspertë të përpunimit të kokainës.

Një operacion tjetër që dëshmon për një linjë të konsoliduar të trafikut të kokainës nga Ekuadori, ishte ai i vitit 2016, ku u gjetën 101 kg kokainë të fshehura në një kontejner me banane te ngarkuara për në Shqipëri.

Më 30 maj 2017, u vra në një lagje të Guayaquilit në Ekuador Ilir Hidri, 40 vjeç, nga Vora. Ai u ekzekutua me 3 plumba nga dy persona që po e ndiqnin me motor. Autoritetet vendase e lidhën vrasjen e tij me trafikun e drogës. Pati edhe raportime se pas një arrestimi të tij në Spanjë ai kishte pranuar të bashkëpunonte me DEA-n amerikane, por kjo mbeti e pakonfirmuar.

Pak muaj më pas, në të njëjtin qytet, më 8 nëntor 2017 u sulmua Remzi Azemi nga Kosova. Ai u qëllua me 4 plumba teksa po udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën e tij me një makinë të blinduar, dhe i mbijetoi atentatit.

Azemi kishte shtetësi ekuadoriane dhe jetonte prej 8 vitesh atje. Autoritetet e Ekuadorit po e hetonin për trafik dhe për lidhje të mundshme me vrasjen e Ilir Hidrit. Plagosja e Azemit nxori në dritë dhe një grup të strukturuar kriminal në të cilin bënin pjesë shqiptarë ekuadorianë edhe grekë.

Më 27 shkurt 2018, u kap në Maminas ngarkesa më e madhe e kokainës në Shqipëri. Pas njoftimeve nga Gjermania, Policia shqiptare kapi 613 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 180 milionë euro. Ngarkesa vinte nga Kolumbia dhe i përkiste rrjetit Clan del Golfo.

Ajo u gjet brenda një kontejneri me banane të porositura nga kompania “Arbri-Garden” në pronësi të Arbër Çekajt. Ky u arrestua në Dusseldorf të Gjermanisë më 4 maj 2018. Sipas burimeve nga Policia, në dhjetor të vitit 2015, policia kishte kapur 90 kilogramë kokainë në Ekuador, sërish të porositura nga Arbër Çekaj.

Në prill 2018, në Bogotá u vra Adriatik Lagji nga Saranda, i cili jetonte prej 14 vitesh në Kolumbi. Sërish dyshimi kryesor për vrasjen e tij është përplasja për trafikun e kokainës.

Më 1 maj 2018, në një operacion të DEA-s amerikane dhe policisë spanjolle u arrestuan në Spanjë Julian Deblini (Gjoka) dhe Dritan Gradica (Arjan Ndoci), si dhe tre persona të tjerë. Ata ishin pjesë e një rrjeti që trafikonte kokainë nga Kolumbia me anë të fluturimeve charter. Atyre iu kap rreth 1 ton kokainë e importuar nga grupi Clan del Golfo dhe 1,5 milionë euro në të holla. Aktiviteti i grupit shtrihej edhe në Shqipëri, si për trafikun e drogës, ashtu edhe pastrimin e parave.

Më 19 tetor 2018, policia zbuloi laboratorin e tretë të drogës në vend, në fshatin Brenog të Hasit. Policia kapi 100 kilogramë opium me prejardhje nga Azia, e cila shërbente si lëndë e parë për prodhimin e heroinës. Përzierësit e përdorur për prodhimin e drogës ishin importuar nga Kolumbia. Policia arrestoi 5 persona, ndërsa 17 persona u shpallën në kërkim, përfshi dy shtetasit turq Iskander Saleh dhe Nedjet Cersuroglu. Pronari i laboratorit ishte Admir Hoxha.

Më 24 janar 2019, turku Nedjet Cersuroglu u gjet i vdekur në një apartament në qytetin e Prishtinës në Kosovë, në rrethana ende të paqarta. Hetimet vërtetuan përfshirjen e 4 grupeve kriminale të trafikut të drogës që shtrijnë aktivitetet e tyre në Shijak, Lezhë, Fier dhe Sarandë. Sipas policisë, laboratori mund të ketë prodhuar më shumë se 180 kilogramë drogë.

Më 30 janar 2019, për llogari të autoriteteve italiane policia shqiptare arrestoi në zonën e ish-bllokut në Tiranë, Dorian Petokun. Sipas mediave italiane, ai ishte i përfshirë me klanin roman të Casamonicas, që trafikonte 5 deri në 7 ton kokainë në vit nga Amerika Latine në Itali. Petoku, së bashku me një shtetas malazez, thuhet se kishte rolin e ndërmjetësit të çmimit të drogës me narkotrafikantët kolumbianë.

Në mars 2019, Departamenti i Shtetit në raportin e tij vjetor për trafikun e drogës shprehet se tashmë Shqipëria është bazë operacionale për grupet kriminale të përfshira në trafikun e drogës nga Amerika Latine në Europë.

Më 2 shtator 2019 në një qytezë rurale të Brazilit u sekuestruan 617 kilogram kokainë, në pako të mbështjella me logon e klubit të futbollit të Elbasanit, e që dyshohet se kishte gjithashtu destinacion Shqipërinë.

Ekspertet e antitrafiqeve flasin tashme për një linjë të konsoliduar direkte të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, linje e cila ka tërhequr edhe vëmendjen e DEA-s amerikane, e cila beri të mundur zbulimin e 137 kilogramëve që u kapën në operacionin e fundit.

5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit