Këtë të martë është nadrë nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Rustem Gjata.
Lajmin e hidhur, përmes një postimi në facebook e ka dhënë djali i tij jurist, Çlirim Gjata.
Rustem Gjata u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste në vitin 1992.
Partia Demokratike më vonë e propozoi për kryetar të Gjykatës Kushtetuese, post që e mbajti deri në vitin 1995, pasi mandati ishte vetëm 3-vjeçar.









