-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lufta” Veliaj-Duka, reagon Kraja: SPAK nuk përdoret nga askush për presione

Kryesoret

Përplasjet mes FSHF dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës kaluan në një tjetër nivel këtë të hënë, teksa organi më i lartë i futbollit në vend, akuzoi Erion Veliajn se po kërcënon se do të përdorë SPAK-un dhe prokurorinë e Tiranës ndaj tyre.

Megjithatë, për këto akuza ka reaguar edhe drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, i cili është pyetur nga BIRN, por edhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Ata kanë mohuar që institucionet që drejtojnë të jenë të përfshirë në këtë përplasje.

“SPAK nuk mund të përdoret nga askush për presione sepse vepron vetëm bazuar në dokumente dhe prova dhe jo opinione. Deri tani nuk kemi ndonjë kallëzim për problematikën që lidhet me FSHF siç thoni ju. Gjithashtu iu sqaroj se kryetari i FSHF-së nuk është subjekt i posaçëm hetimi në kompetencë të Prokurorisë Posaçme”, tha Kraja në reagimin e tij.

Njësoj, Imeraj tha se prokuroria që drejton “nuk ka asnjë të ngarkesë të jashtme në lidhje me asnjë çështje”.

Imeraj theksoi se në Prokurorinë e Tiranës ishte regjistruar që prej nëntorit të vitit të kaluar një kallëzim ndaj FSHF-së i bërë nga një përmbarues, në të cilin ngrihen pretendime për shpërdorim detyre, por se nuk kishte persona të akuzuar.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime sipas normave ligjore dhe në pavarësi të plotë në lidhje me çështjen, si për çdo çështje tjetër”, përfundoi ajo.

Këtë të hënë, FSHF publikoi një audio të mbledhjes së djeshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit “Tirana”, në të cilën mori pjesë dhe Erion Veliaj. Me një gjuhë fyese dhe fjalor banal, ai kërkonte nga anëtarët e kësaj shoqate që të pengohet zgjedhja e Armand Dukës në krye të FSHF. Vetë Veliaj e konsideroi këtë mbledhje si “bisedë çunash”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit