-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk njeh as Bashën, as Berishën, Rama: Për Presidentin e ri do pyesim popullin

Kryesoret

Partia Socialiste do të pyesë popullin për zgjedhjen e Presidentit të ri që do të pasojë Ilir Metën. Duke bërë diversion me deklaratën se nuk di se kujt ti drejtohet në opozitë, pas konfliktit Basha-Berisha, Rama tha se do të konsultohet me qytetarët për figurën që do të zgjidhet në krye të shtetit.

“Presidenti i ri nuk do të bjerë nga qielli. Do të gjendet mes nesh. E kemi detyrim t’i japim asaj zyre mundësinë që për 5 vitet e ardhshme të ketë një njeri normal, një qytetar normal, një figurë, moralisht dhe profesionalisht normale.

Prandaj do ju lutesha që të mendojmë në këtë sens dhe cilido që ka një ide, sesi mund të organizohemi, të ndajë me drejtuesin e grupit sugjerimin dhe mund të organizojmë një bashkëbisedim si mund të ndërtojmë një proces të përfshirjes së opinionit publik në këtë vendimmarrje” tha ai.

Brenda Janarit, Gjykata Kushtetuese do të shprehet për fatin e Ilir Metës të cilin PS-ja e shkarkoi vitin e kaluar me pretendimin e shkeljes së Kushtetutës pas anulimit të dekretit të zgjedhjeve lokale të 2019. Nëse gjykata nuk e shkarkon, mandati i Ilir Metës përfundon në korrik të këtij viti.

Fjalimi i plote

5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit