-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS në sulm kundër Dukës, Braçe: Shoi futbollin, ndahuni nga e keqja

Kryesoret

Pas Erion Veliajt është Erion Braçe që sulmon Armand Dukën, i cili kandidon për një mandat të gjashtë në krye të FSHF-së. “Lufta” Duka-Braçe është e njohur, pasi socialisti ka vite që godet me akuza të forta kreun e qeverisë së futbollit shqiptar. Sot ai ka bërë një postim të gjatë në faqen e tij në Facebook ku shprehet se Duka e ka shuar futbollin shqiptar, prandaj “duhet të ndahemi me të”. Zgjedhjet për kreun e FSHF-së do të zhvillohen në 2 mars dhe përballë Dukës është gazetari Dritan Shakohoxha.

POSTIMI I PLOTE

Armando Duka po kerkon nje mandat te gjashte!

ka shuar futbollin nga

gjysma e #Shqiperise dhe

ende kerkon te qendroje!

nje #superlige e vogel,

ka perjashtuar gjysmen e Shqiperise nga futbolli si vullnet i tij; keshtu e kontrollon, paravendos, fikson.

kush fiton kampionatin, kupen,

kap evropen, pra merr parate e futbollit-te gjitha parate e tij e ne funksion te kesaj, kush bie nga superliga, kategoria e kush shuhet fare e vendos ai!

▪️ka shuar futbollin ne Lushnjen e Roza Haxhiut e gjithe haxhilereve qe i dhane tonin futbollit aty;

▪️ka shuar futbollin ne Fierin e Loni Papuciut e Majacit te madh;

▪️ka shuar futbollin ne Beratin e Arberve, te gjithe Arberve qe bene golat e kampionateve ne vite;

▪️ka shuar futbollin ne Gjirokastren e Sefedin Brahos se madh e Lefter Millos se pavdekshem, nje liste te gjate Gjirokastritesh qe ben kombetaren e Shqiperise;

▪️ka shuar futbollin ne Vloren magjike te Mexhit Haxhiut, Bejkush Birces, Flamurtarit te madh te Beogradit e Barcelones se kushtes e Rucit.

eshte nje histori e tere e futbollit te shqiperise qe eshte shuar prej tij!

e shihni cka bere apo jo?

eshte nje pyetje qe ja drejtoj cdo qytetari qe rron me pasionin e futbollit;

eshte nje pyetje qe ja drejtoj kryetareve te bashkive te ketyre qyteteve, gjysmes se shqiperise, te cilet-po me thone, qenkan perfshire ne gare per te rizgjedhur armando duken!

kam nje pyetje per ta, jo si deputet, asfare si i tille, por si nje njeri qe cmendet pas futbollit;

e dini cfare po beni apo jo?

keni paguar miliona euro ne 20 vite per futbollin e Armando Dukes, jo per futbollin e femijeve por per futbollin e armando dukes dhe keni marre pas shuarjen e futbollit ne qytetet tuaja!

a e kuptoni sa ne borxh jeni me qytetaret tuaj per ti shkuar pas futbollit te Armando Dukes?

booooll!

ndaluni ketu!

nuk ka me para per futbollin e Armando Dukes!

ka para per futbollin e femijeve!

ndaj ndahuni me armando duken,

nuk ka me mandat per te!

5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit