Kryeministri Edi Rama e nisi javën me një mbledhje me grupin parlamentar me fokus kryesor zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të vendit. Drejtuesi politik i qarkut dhe deputetët do të jetë të angazhuar në këto bashki, tha ai.
Kreu i PS-së paralajmëroi deputetët e tjerë që nuk duhet të shkojnë për të bërë zhurmë. Në fjalën e tij, Rama nuk e kurseu ironinë dhe “thumbat” për PD-në për konfliktin Basha-Berisha dhe LSI-në.
“Në 6 sheshe për 12 ose 18 përsheshe, por 12 minimumi, por 18 e mundshme ose më shumë. Nga njëra anë ne, 6 kandidatë nga ana tjetër ata, 12, 18 ose më shumë, që do të luftojnë për mbijetesën politike të udhëheqësve partiakë në Tiranë.
Ne me të këqijat dhe të mirat tona, në një garë për të punuar më shumë. Ata janë të gjithë kundër të gjithëve.
Dy parti Demokratike, njëra më e madhe se tjetra, dhe njëra më e madhe se të dyja bashkë, tre lider, njëri non grata. Dy në sherr për vulën e 8 janarit. Kjo është oferta për demokratët. Tamam si në lojën e vjetër, “rraqe rraqe kikiko, sa gishta janë këtu”.
Ne duhet të shikojmë punën tonë me deputetët dhe partinë në atë territor për të mos promovuar turizmin elektoral me deputetë që nuk janë atje që të bëjnë më shumë zhurmë se punë dhe një program të mirë përcaktuar. Jo mitingje dhe grumbullime masive, por punë kokë më kokë me njerëzit” tha ai.
5pyetjet.al