-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gjuha e “Foltores” e padenjë për Presidentin”, Bardhi reagon ndaj Metës

Kryesoret

Pasi Meta shkroi në Facebook se Gazment Bardhi gënjente në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ‘30 qershorin’, sekretari i Përgjithshëm i PD reagoi menjëherë ndaj tij, duke i thënë se gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, ndërsa bashkëngjitur postoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi zgjedhjet e 30 qershorit.

“Një sulm më shumë, një sulm më pak nga Ilir Meta nuk ndryshon asgjë në raport me të vërtetën. Presidenti nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Ai nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Duke i uruar punë të mbarë Presidentit të Republikës, i sugjeroj lexim të kujdesshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, mbyllet reagimi i Bardhit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit