Arrestohet i riu që i vendosi lëndën shpërthyese në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës rreth orës 22.30 dhe në lagjen nr.4 në Durrës. 34-vjeçari Arlen Hasanaj pronari i një biznesi dhe fqinj me Dukën u arrit që të identifikohej nga pamjet e kamerave të sigurisë.
Hasanaj është pikasur të lëvizë në këtë zonë, fillimisht me një makinë tip Benz ML dhe më pas në këmbë. Ai është banor i të njëjtës lagje me Dukën ku ka edhe një biznes.
Burimet thanë se lëndën plasëse 34-vjeçari e ka marrë në një prej pallateve të zonës. Pasi është afruar te banesa e Dukës e ka ndezur tritolin me fitil dhe është larguar.
Shpërthimi dëmtoi pjesën e derës, por nuk pati persona të lënduar. Hasanaj është identifikuar që pak orë pas ngjarjes, por është mbajtur nën vëzhgim nga policia. Atij i janë vënë prangat mbrëmjen e së martës kur po kthehej në banesë