Pas dy reagimeve të gjata ndaj Lulzim Bashës e Gazment Bardhi, presidenti Meta ka reaguar edhe për përplasjet e forta mes FSHF e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Negociatat keni tre vjet që na i bllokuat me Bashkimin Europian, po nga UEFA përse doni të na përzini? Mjaft me dhunë politike dhe shantazhe mafioze ndaj sportit!”, shkruan Meta në Facebook.
Për përplasjet e fundit reagoi edhe UEFA, duke e konsideron të papranueshëm ndërhyrjen politike në zgjedhjet e FSHF-së dhe dukshëm është shprehur e shqetësuar për zhvillimin e finales së Conference League në Tiranë në “Air Albania”.
Në një reagim të saj, UEFA bën të ditur se shumë shpejtë një delegacion i saj do të zbarkojë në Tiranë për të pare situatën nga afër të asaj që po ndodhë në Tiranë duke paralajmëruar kështu një lëvizje të forte nga ky institucion