Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe patrulla e përgjithshme, kanë ngritur disa postblloqe mbrëmjen e së martës në qytetin e Fierit.
Pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit shpesh njohin prani të shtuar të uniformave blu, por këtë herë kanë qenë prezente edhe në akse të tjerë e në numër më të madh. Automjetet luksoze e ato me targa të huaja janë ato që ndalohen më tepër, ndërsa vihen re edhe kontrolle automjetesh e kontrolle trupore të drejtuesve të tyre e pasagjerëve.
Ky kontroll vjen vetëm një ditë pasi në Fier ishte i pranishëm në analizën e punës së Drejtorisë së Policisë Fier edhe kreu i Policisë së shtetit Gledis Nano.