Pas takimi me demokratët pasditen e së mërkurës, Lulzim Basha doli në pedonalen e qytetit juglindor. Megjithatë, jo gjithçka shkoi sipas parashikimeve.
Qyteti i Korçës ka përjetuar mbrëmjen e sotme “black out” total për rreth 10 minuta për shkak të një defekti në nënstacionin e qytetit.
Gjatë kohës që Korça ka rënë në errësirë të plotë, Lulzim Basha me mbështetësit e tij po shëtisnin në pedonalen e qytetit.
Në kushte errësire, Basha ka qenë i detyruar të hyjë në një nga baret e këtij qyteti në pritje të rikthimit të energjisë elektrike.