-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe: Meta i bëri shantazh Kushtetueses

Kryesoret

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe e cilëson shantazh kërkesën e Presidentit Ilir Meta për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për të nisur hetimin disiplinor për gjyqtaren Fiona Papajorgji dhe për të kaluar më pas te pjesa tjetër e gjyqtarëve.

Deputeti socialist shkruan se Gjykata Kushtetuese i nënnshtrohet vetëm Kushtetutës, “pra askujt tjetër, president, president i shkarkuar, kryeministër, deputet “non grata”, deputet, etj”.

“Sulmi mbi gjykaten kushtetuese eshte i vjeter, politik, kriminal; Berishist si filozofi; 30 vjecar, prej politikanesh qe nuk duan te jene te barabarte me cdo shqiptar, por te privilegjuar, te pa hetuar e te pagjykuar gjithe jeten!

Por reflekton edhe padijen e frikshme te ketyre njerezve; Shteti nuk ka patur kurre kaq padituri e ligesi ne krye! Neni 124 i kushtetutes e thote qarte:

Gjykata kushtetuese i nenshtrohet vetem kushtetutes! Pra askujt tjeter, president, president i shkarkuar, kryeminister, deputet “non grata”, deputet etj.

Neni 126 i kushtetutes eshte edhe me i qarte: Gjyqtari i gjykates kushtetuese gezon imunitet per mendimet e shprehura dhe vendimet e marra ne ushtrim te funksioneve te tij, pervec rasteve kur ai ka vepruar per nje interes vetjak ose me keqbesim.

Pra vetem ne keto dy raste dhe ne asnje rast tjeter. Neni 128 i kushtetues eshte i qarte fare: Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit.

Procesi disiplinor ndaj gjyqtarit zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendos për shkarkimin e tij kur:

a) konstaton shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figuren e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit;

b) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra me vendim të GjykatësKushtetuese kur:

a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest nështëpi” për kryerjen e një vepre penale;

b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje;

c) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit.

Pra;

Procesi disiplinor ndaj nje gjyqtari kushtetues, konstatohet e zhvillohet nga gjykata kushtetuese!

Nga askush e kerkund tjeter! Vendimi per pezullimin apo shkarkimin e gjyqtarit kushtetues e merr gjykata kushtetuese! Askush tjeter! Kushtetuta eshte e qarte si drita e diellit! Ndaj sulmi sotem eshte shantazh kriminal ndaj Gjykates Kushtetuese, krim penal dhe i përsëritur” shkruan Braçe.

Presidenti Ilir Meta kërkoi sot nisjen e menjëhershme të procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit/rëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Kërkesa ka të bëjë me hetimin e gjyqtarëve që vendosën rrëzimin e kërkesës së Shoqatës së Bashkive për të shpallur si antikushtetuese zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, duke rrëzuar përfundimisht mundësinë për përsëritjen e zgjedhjeve që PD dhe LSI bojkotuan votimet.

Meta kërkon që hetimi disiplinor të nisë nga gjyqtarja Fiona Papajorgji e cila ka qenë relatore e kësaj çështjeje por dhe për anëtarëve të tjerë të kësaj gjykate që do të rezultojnë të përfshirë.

Kërkesa mban datën 24 janar 2022 dhe i është dërguar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese i cili përgjatë mandatit të tij 9-vjeçar është përcaktuar si institucioni kushtetues që ka juridiksionin dhe kompetencën e shqyrtimit të çështjeve/shkeljeve disiplinore të konsumuara prej gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit